Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumenti/ Koalicioni parazgjedhor, zbardhen pikat e marrëveshjes së firmosur nga Basha me aleatët

Dokumenti/ Koalicioni parazgjedhor, zbardhen pikat e marrëveshjes së

Zbardhen detaje të reja lidhur me marrëveshjen e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha me aleatët sa i takon koalicionit parazgjedhor.

Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar sot në selinë blu, është përcaktuar emri i koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN” dhe sigla e koalicionit.

Gjithashtu thuhet se partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike. Koalicioni i djathtë do të regjistrohet sot në KQZ, ndërsa kandidatët do të dërgohen në KQZ në 5 mars.

Koalicioni do të regjistrohet nga Ivi Kaso në KQZ, ndërsa listat e kandidatëve do t'i paraqesë kreu i PD, Lulzim Basha.

Partia Demokratike dhe 12 aleatët e saj do të shkojnë në zgjedhjet e 25 Prillit me emrin e koalicionit të përbashkët “Aleanca për Ndryshim. Po ashtu, mësohet se LSI e PD do të kenë kandidatë të përbashkët në qarkun e Dibrës dhe Kukësit.

Partitë e koalicioni “partia demokratike – aleanca per ndryshim” 

Partia Demokratike

Partia Republikane

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Partia Bashkimi për të drejtat e njeriut

Partia Agrare Ambientaliste

Partia Fryma e re demokratike

Partia Bashkimi liberal demokrat

Partia Balli kombëtar demokrat

Dokumenti/ Koalicioni parazgjedhor, zbardhen pikat e marrëveshjes së

Dokumenti/ Koalicioni parazgjedhor, zbardhen pikat e marrëveshjes së

 

Të fundit