Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri vizitë në Berlin, diskutime për situatën politike dhe bllokimin e hapësirave të opozitës në Parlament

Xhaferri vizitë në Berlin, diskutime për situatën politike

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besard Xhaferri ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, ku ka takuar dy deputetë të Budestagur gjerman, Josip Juratoviç dhe Boris Mijatoviç, të cilët drejtojnë Grupin e Miqësisë me shtetet e Evropës Juglindore.

Kreu i të rinjve demokratë zbardh edhe temat e diskutimit me dy deputetët gjermanë, që nga situate në Kuvend pas refuzimit të krijimit të komisioneve hetimore, deri te çështja e logos së PD-së.

Pata kënaqësinë që gjatë turit në Berlin të takohem në Bundestag me deputetët Josip Juratoviç dhe Boris Mijatoviç, të cilët drejtojnë Grupin e Miqësisë me shtetet e Evropës Juglindore.

Tema që ngrita është mohimi i drejtave bazike të opozitës në parlament, ku po i mohohet e drejta për të zgjedhur kryetarin e grupit parlamentar, pjesëmarrja në reformën elektorale dhe nisja e komisioneve hetimore.

Gjithashtu diskutova dhe bllokimin e drejtësisë për çështjen e logos së Partisë Demokratike dhe zvarritjen e saj në gati 2 vite.

Ishin shumë dakortë që në një demokraci të drejtat e opozitës duhet të respektohen me përpikëri, përndryshe vendi kthehet në një autokraci.

Xhaferri vizitë në Berlin, diskutime për situatën politike

Ndihem shumë i inkurajuar që miqtë tanë Evropian e mendojmë absurde ndërhyrjen e mazhorancës në funksionimin e brendshëm të grupit parlamentarë opozitar.

Gjermania është vendi ku Shqipëria duhet te orientohet për ruajtjen e standardeve të parlamentarizmit që ka, sidomos pas historisë së saj shekullin e kaluar ku forcat e ekstreme të djathta apo të majta e vranë atë”, thekson Xhaferri në rrjetet sociale.

Të fundit