Flash News

Ditari i Opozitës

“Kukulla’ e Sorosit vetëposhtërohet”, Malltezi: Miku i huaj vlerëson rrugën tonë, por ecën në tjetrën.

“Kukulla’ e Sorosit vetëposhtërohet”, Malltezi: Miku

Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe propagandën e tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

Me një postim në Facebook, Malltezi shkruan se, retorika mashtruese vazhdon, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend që nuk përfiton nga fondet e Bashkimit Europian, duke ironizuar deklaratat zyrtare të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Në reagimin e tij, Malltezi rikujton retorikën e njohur të viteve ’80 me batutën ironike të të atit:

‘Miku i huaj vlerësoi lart rrugën e ndjekur nga partia dhe populli shqiptar, - duke shtuar, - çudi e madhe, vlerëson shumë rrugën tonë, por për vete ecën nga rruga tjetër’.

Ai rendit disa prej skandaleve më të bujshme që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndërprerjen e mbështetjes nga BE.

Sipas Malltezit, Shqipëria është aktualisht i vetmi vend në rajon që nuk përfiton asnjë cent nga fondet europiane, një fakt që ai e cilëson skandaloz dhe pasojë direkte e korrupsionit dhe abuzimit nga qeveria.

POSTIMI

Më kujton lajmet e 1988 dhe shprehjen shabllon “miku i huaj vlerësoi lart rrugën e ndjekur nga partia dhe populli shqiptar” dhe batutën e tim eti “çudi e madhe, vlerëson shumë rrugën tonë por për vete ecën nga rruga tjetër”

Të fundit