Flash News

Ditari i Opozitës

Kulla në truallin e selisë së PD, reagon Basha: Gënjeshtër që i shërben Ramës dhe Berishës

Kulla në truallin e selisë së PD, reagon Basha:

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar një gënjeshtër projektin e publikuar së fundmi në media për ndërtimin e kullave të larta në truallin e selisë së Partisë Demokratike.

Pasi përfundoi dëshminë e tij në prokurorinë e Tiranës teksa u thirr lidhur me protestën e 8 janarit, Basha tha se nga këto gënjeshtra fiton Edi Rama dhe Sali Berisha, ndërsa PD po pengohet për të bërë punën e saj.

“Është një gënjeshtër shtesë dhe kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata i shërbejnë njëri tjetrit në këtë situatë, Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj po pengohemi të bëjmë punën tonë.

Kushdo që ka dy pare mend në kokë e kupton se nga këto gënjeshtra fiton Edi Rama dhe Sali Berisha, dëmtohet Partia Demokratike dhe përmes saj interesi publik dhe interesi i shqiptarëve. Duhet sa më pak të merremi me të shkuarën dhe sa më shumë të inkurajojmë qytetarët të cilët janë shumica.

Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara. Në grupin parlamentar të partisë demokratike dhe në punën tonë janë hallet e shqiptarëve. Kemi një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që kërkon ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve”, u shpreh Basha.



Të fundit