Flash News

Ditari i Opozitës

Me kandidatë të përbashkët në dy qarqe, si do funksionojë skenari PD-LSI në 25 prill

Me kandidatë të përbashkët në dy qarqe, si do

Nën siglën ‘Partia demokratike - Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha ka firmosur sot marrëveshjen me 14 aleatët e saj për të shkuar së bashku në një koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky pakt vjen në ditën e fundit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ. Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe fakti se PD dhe LSI do të kenë kandidatë të përbashkët, por vetëm në qarkun e Dibrës dhe Kukësit, duke bërë që të dyja partitë opozitare të shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme në dy lista të ndara kandidatësh për deputetë.

Kjo zgjedhje e PD dhe LSI vjen për maksimalizimin e votës në zona ku ka një numër të vogël votuesish.

Më herët, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pati konfirmuar në një intervistë në Syri Tv se PD dhe partia e saj do të hyjnë bashkë në zona të caktuara.

Sipas saj, kjo do të bëhet pasi në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vtme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.

Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta. Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.

 Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë. Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi një muaj më parë.

KQZ pritet të marrë vendosë në vijim nëse lejohet që LSI të dalë me kandidatë të përbashkët me PD në këto dy qarqe për sa kohë që nuk është pjesë e koalicionit.

Të fundit