Flash News

Ditari i Opozitës

Një tjetër kritik i Bashës s'gjen emrin te lista e votuesve, Indrit Hoxha: Veprim i ulët komunist

Një tjetër kritik i Bashës s'gjen emrin te lista e votuesve,

Shumë anëtarë të PD-së nuk e kanë gjetur sot emrin në listë për të votuar për kryetarin e ri të partisë, ku pjesa më e madhe e tyre njihen si kritikë të kryetarit aktual Lulzim Basha.

Një prej tyre është dhe Indrit Hoxha dhe këtë gjë e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se Lulzim Basha mund t'i heqë emrin nga lista, por nuk e largon nga PD dhe as nuk i fshin dot aksionet e tij në këtë forcë politike.

Indrit Hoxha shkruan se me këtë veprim prej komunisti, siç e quan ai, Basha e ka motivuar më shumë për të folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirënjohjes politike.

Postimi i plotë:

Shkova ne njesine 8 ne degen e PD per te votuar, dhe rezultoi qe emri im ishte hequr si antar i PD, ky eshte nje turp qe rendon mbi Lulzim Bashen. Ti mund te kesh ne dore heqjen dhe vendosjen e emrave ne liste, por nga PD ti sme largon dot, perkundrazi me kete veprim te ulet komunist qe ke bere thjeshte me ke motivuar me shume per te folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirenjohjes politike.Aksionet e mia ne PD ti nuk i fshin dot,je antar me i vone se une PD.

Të fundit