Flash News

Ditari i Opozitës

Pas 25 vitesh në parlament, Genc Pollo nuk do kandidojë më për deputet: Ka gjëra të tjera interesante në jetë

Pas 25 vitesh në parlament, Genc Pollo nuk do kandidojë më

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo njofton se nuk do të kandidojë më për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një intervistë për Panorama, ai tha se pas 25 vitesh karrierë parlamentare ka vendosur të fokusohet në projekte të tjera.

"Jo, nuk kam ndërmend të kandidoj. Kështu e kam ndarë mendjen që para katër vjetësh dhe ia kam thënë kujtdo që më ka pyetur. Jam zgjedhur në Kuvend për herë të parë në vitin e largët 1996; që atëherë deri në vitin 2021 deputet bëhen 25 vjet. Nuk është e thënë të vazhdoj me të njëjtën gjë. Njeriu mund të bëj edhe gjëra të tjera interesante në jetë, si projekte të ndryshme, më shumë lexime e shkrime; aktivitete me Paneuropën Shqipëri, një shoqatë që e kryesoj prej vitesh", tha Pollo.

I pyetur se si do jetë raporti i tij me PD, ai tha se do jetë anëtar aktiv. 

"Jam anëtar aktiv i seksionit të lagjes me znj. Rina kryetare; jam edhe në forume qendrore, por që nuk mblidhen dhe aq shpesh. Pastaj herë pas here dal në TV ku jap mendimet e mia për çështjet publike e që jo rrallë përputhen grosso modo me PD. Shkoj në protestat që organizon PD-ja. Edhe tek protesta e të premtes para bashkisë kam shkuar rregullisht", tha Pollo. 

Të fundit