Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Berishës, sot dëshmon në Prokurori Basha dhe Bardhi

Pas Berishës, sot dëshmon në Prokurori Basha dhe Bardhi

Një ditë pasi Prokuroria mori në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha në kuadër të hetimeve për protestën e 8 janarit, sot do të dëshmojnë kryedemokrati Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Pritet që Bardhi dhe Basha të pyeten lidhur me zhvillimet që mori protesta e 8 janarit si dhe të akuzave të hedhura kundrejt tyre për persona të armatosur dhe me precedentë penalë brenda PD-së.

Mbi ta rëndon akuza edhe për përdorimin e mjeteve të forta dhe lëndëve kimike ndaj protestuesve., të përdorura teksa tentonin të hynin në katin e dytë të selisë.

Dje dëshmoi para Prokurorisë ish-kryeministri Berisha, i cili në një dalje për mediet hodhi akuza mbi Bashën se më 8 janar kishin qëndruar bashkë garda dhe kriminelët, njerëz që kanë qenë mercenarë në Siri.

Të fundit