Flash News

Ditari i Opozitës

PD denoncon Pirro Vëngun: Tenderi 460 mijë euro i bazës në Elbasan shkon për familjarët e PS

PD denoncon Pirro Vëngun: Tenderi 460 mijë euro i bazës në

Partia Demokratike denoncon një tjetër rast ku sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tenderat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë po kthehen në biznes për familjarët e pushtetit.

Sipas PD, rrethimi i bazës në Mengël në Elbasan nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vëngu, ka zhvilluar një tender 460 mijë euro që shkon për familjarët e PS. 

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike denoncon një tjetër rast  ku edhe tenderat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë po kthehen në biznes për familjarët e pushtetit.

Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vëngu, ka zhvilluar një procedurë të kufizuar për objektin: ‘Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318 dhe nr. 319, Mengël, Elbasan’.

Për këtë tender u të kufizuar u paraqit vetëm një ofertë, dhe pikërisht kjo ofertë u shpall fituese, me vlerën 460 mijë euro – 98% të fondit limit. 

Bashkimi i operatorëve fitues përbëhet nga dy kompani të lidhura ngushtë me pushtetin lokal të Partisë Socialiste:

Kompania ‘G & M CONSTRUCTION 07’ sh.p.k. në pronësi të Maliq Zotkaj , djali i kryebashkiakut të Poliçanit dhe Oligert Dyrmishi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të  ndërtimit për ndërtesa dhe punime publike pranë së njëjtës bashki ;

Kompania tjetër ‘ASI-2A CO’ sh.p.k. është  në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të ish-zv/kryetares së Bashkisë Fier, aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike pranë së njëjtës bashki znj.Eleni Gjikondaj.

Ky skandal tregon qartë se klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme dhe interesin publik, madje edhe në sektorë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë menjëherë këtë procedurë dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund.

Çdo procedurë tenderimi të zhvillohet me konkurrencë të vërtetë dhe në shërbim të interesit publik, mbrojtjes dhe sigurisë, duke ndaluar përdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë për klientët e pushtetit.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit