Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon numërimi i votave të Primareve të PD-së në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, kush kryeson

Përfundon numërimi i votave të Primareve të PD-së

Ka përfunduar numërimi i votave për Primaret e Partisë Demokratike në dy qarqe, Lezhë dhe Shkodër, duke nxjerrë rezultatet e para të kandidatëve që kanë siguruar më shumë mbështetje.

Në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ka rezultuar kandidati më i votuar, me 674 vota, duke lënë pas Aleksandër Lala, ish-kreu i PD-së në Mirditë, me 438 vota dhe deputeten Elda Hoti, e cila ka marrë 394 vota. Numërimi i votave në këtë qark ka përfunduar rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Në qarkun e Shkodrës, numërimi i votave është mbyllur rreth orës 5:00 të mëngjesit, ku ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka dalë më i votuari në bashkinë e Shkodrës me 380 vota, ndjekur nga Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Pas tyre vijojnë Kol Livadhi, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Në Bashkinë Malësia e Madhe, më i votuari ka rezultuar deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës, Gentian Ndoj ka marrë mbështetje të gjerë.

Procesi i primareve vazhdon të shënojë një angazhim të madh nga anëtarët e PD-së, që po kontribuojnë në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Të fundit