Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon numërimi i votave për Primaret e PD-së në Fier, Berat dhe Elbasan, rezulatet

Përfundon numërimi i votave për Primaret e PD-së në

Ka përfunduar numërimi i votave për Primaret e Partisë Demokratike edhe në tri qarqe, ku janë shënuar disa rezultate interesante për kandidaturat e deputetëve.

Në qarkun e Fierit, Eduard Sharka ka dalë fitues me 795 vota, duke lënë pas deputetin Luan Baçi, i cili ka siguruar 677 vota. Këtu është renditja e plotë e kandidatëve në Fier:

Eduard Sharka – 795 vota
Luan Baçi – 677 vota
Saimir Korreshi – 477 vota
Pelivan Bufi – 395 vota
Gentian Koci – 438 vota
Elizabeta Rredhi – 492 vota
Ilda Dhori – 215 vota
Silva Hasaj – 148 vota
Fation Semanjaku – 84 vota
Vladimir Kajolli – 85 vota
Samena Malenaj – 110 vota
Altin Malokaj – 114 vota
Taulant Aliaj – 47 vota
Gentian Cela – 191 vota
Arben Hoxhaj – 64 vota
Alkida Mehmeti – 76 vota
Luljeta Sejko – 30 vota
Mustaf Gashi – 38 vota
Arjeta Cumani – 23 vota
Dritan Petova – 16 vota
Julian Hoxhaj – 25 vota
Sevin Serjani – 3 vota


Në qarkun e Beratit, garën e kryeson Zija Ismaili me 1091 vota, duke lënë pas Ledion Marrën që ka siguruar 306 vota, dhe Erion Dashon që ka marrë 238 vota. Renditja e kandidatëve në Berat është si më poshtë:

Zija Ismaili – 1091 vota
Ledion Marra – 306 vota
Erion Dasho – 238 vota
Thoma Rumniçi – 128 vota
Shaqo Merkaj – 102 vota
Fatmira Kola – 66 vota
Oltion Merdari – 27 vota
Monika Qosja – 31 vota
Esmeralda Braho – 11 vota


Në qarkun e Elbasanit, deputeti Dashnor Sula kryeson listën me 550 vota, pasuar nga pedagogu Blendi Himçi, i cili ka siguruar 490 vota. Ky është rezultati për 22 kandidatët e primareve në këtë qark.

 

Të fundit