Flash News

Ditari i Opozitës

Plagosja me armë në zyrat e PD, Basha niset me urgjencë drejt Kavajës

Plagosja me armë në zyrat e PD, Basha niset me urgjencë drejt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Kavajës, teksa po zhvilonte një takim elektoral në njësinë 10 në Tiranë. 

Shkak është bërë një ngjarje e ndodhur pak minuta më parë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD në këtë qytet.

Sipas të dhënave nga policia, i plagosur ka mbetur Bledar Okshtuni, 27 vjeç.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


 

Të fundit