Flash News

Ditari i Opozitës

Plagosja te "Shefqet Ndroqi"/ Berisha nxjerr mesazhin: Autori patronazhist i PS-së!

Plagosja te "Shefqet Ndroqi"/ Berisha nxjerr mesazhin: Autori

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me plagosjen e regjistruar këtë të martë në ambjentet e spitalit "Shefqet Ndroqi", ku 32-vjeçari Dashamir Çajka, punonjës i uniformave të bardha goditi me mjet prerës, kolegun 37-vjeçar Mikel Osmani.

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili ngre akuza se autori i ngjarjes (Dashamir Çajka) është sipas tij një person që drogohet në ambjentet e spitalit dhe është me precendet të mëparshëm penal. 

Sipas denoncimit, Çajka, ka plagosur dhe goditur edhe persona të tjerë të personelit mjekësor por rastet nuk janë raportuar. Sipas qytetarit Çajka ka qëndruar në punë vetëm se është patronazhist dhe ka qenë në fushatat e Partisë Socialiste vazhdimisht. 

Ai thotë se drejtoria e ka bërë shef të shintigrafisë vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. 

Postimi i plotë i Berishës:

Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!
Ai ka goditur dhe kërcënuar me armë mjek dhe personel shëndetësor. Me gjithë këtë, ai dy muaj para zgjedhjeve është emëruar përgjegjes në shintigrafi. Admirues i flaktë i Lubi Ballukut!

Nga mesazhi del se krimi për narkosocialistët është meritë!
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal dhe përpjekjen për të fshehur kriminelin.
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital!

Doktor pershendetje, personi që goditi me thikë, në Shefqet Ndroqi është një person që drogohet në ambjentet e spitalit dhe është me precendet të mëparshëm. Ka plagosur më herët për një problem në Federatën e Peshngritjes. Infermieri që është goditur është një person flori më thonë, që nuk i ndihet zëri
Por Dashamir Çajka ka qendruar në punë vetëm se ëahtë patronazhist dhe ka qenë në fushatat e PS vazhdimisht.

Pra kemi të bëjmë me një person me Çrregullim Personaliteti që duhej trahtuar nga mjekë psikiatër, por e kanë mbajtur në punë vetëm si patronazhist për të rrezikuar jetën e stafit dhe ja ku ndodhi

Ka kërcënuar mjekun kirurg me Armë
Ka rrahur nji punjës të sterilizimit para disa muajsh dhe ka lën punën personi i dhunuar nga halli
Drejtoria e ka ber shef të shintigrafisë 2 muaj para zgjedhjeve

Të fundit