Flash News

Ditari i Opozitës

Policia nis procedim penal ndaj Mziut: Kërcënoi dhe nxiti dhunë

Policia nis procedim penal ndaj Mziut: Kërcënoi dhe nxiti dhunë
Xhelal Mziu

Policia e Dibrës ka nisur procedim penal ndaj kandidatit të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut për “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”.

Sipas policisë, Mziu ka ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë. Ai deklaroi gjatë një takimi elektoral në Dibër se kushdo që blen vota dhe cënon integritetin e zgjedhjeve do ta pësojë si në Elbasan. Për këtë deklaratë ai kërkoi ndjesë dhe u shfaq i penduar.

Policia thekson faktin se asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e saj.

Të fundit