Flash News

Ditari i Opozitës

‘Prindi 1, prindi 2’, Berisha: Po zhvlerësohet familja, Basha nuk guxon të flasë

‘Prindi 1, prindi 2’, Berisha: Po zhvlerësohet familja, Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish për çështjen e një formulari të shpërndarë në kopshtet e Tiranës ku për prindërit përdoren numra, “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Nga Foltorja e mbajtur në Lushnjë, Berisha thotë se po shkatërrohet familja, ndërsa akuzon kreun e PD, Lulzim Basha se nuk guxon të reagojë për këtë debat.

Çfarë vlere ka kjo që të quash prindi 1 dhe prindi 2. Po zhvlerësohet familja. Mirë Rama e dimë kush është, po Basha pse nuk flet? Kjo sepse nuk guxon. Soros synoi të shkatërroi PD-në, ne do të rindërtojmë forcën konservatore shqiptare më të fortë se kurrë, bazuar në interesin kombëtar, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve.

Nuk po pyetet për vlerat e shqiptarëve, por po bazohen në ateizëm, duke lejuar adaptime në individ të vetëm, që i hapet rruga trafikimit të fëmijëve.
Basha po e shkëput PD-në nga vlerat e saj të djathta dhe po e bën të majtë, PD ka injoruar në mënyrë absurde rolin vendimtar të grave në shoqërinë tonë, mundin dhe diskriminimin e tyre të madh, që iu bëhet sot”, u shpreh Berisha.


 

Të fundit