All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Programi ekonomik i PD, Basha-Ramës: Ta kuptoj nervozizmim, por koha jote ka mbaruar

All - Paragraf - 1

Programi ekonomik i PD, Basha-Ramës: Ta kuptoj nervozizmim, por koha jote

Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me programin ekonomik të PD-së.

All - Paragraf - 3

Në konferencën e përbashkët me Jorida Tabakun dhe Dorian Telitit, Basha tha se plani ekonomik i PD-së ka në qendër familjen dhe qytetarin shqiptar, ndërsa shtoi se koha e Ramës ka mbaruar.

“Plani yne ekonomik në tërësinë e tij ka në qendër qytetarin dhe familjen shqiptare, taksa më të ulta, arsye që të rinjtë të qëndrojnë dhe të punojnë në vendin e tyre. Prej muajsh ky plan është detajuar për të bërë të mundur që të dalim para shqipatareve me plan konkret dhe jo premtime boshe. Me këtë plan fitojnë shqiptarët, rinia, fermerët, profesionistët, mësuesit e pedagogët, fiton Shqipëria, vetëm Edi Rama humb.

Vendoseni veten në pozitën e një njeriu që për tetë vite ka patur gjithçka në dorë. Pushtetin më të pakufizuar që nga koha e Enver Hoxhës, e ka patur ky njeri dhe ta karandisë vendin në këtë derexhe. Unë nuk bëj premtime, ky që po shpalosim nga kjo sallë është angazhim. Është plan pune konkret dhe na ka marrë një kohë të gjatë për ta përgatitur. Po ja them sot, ta kuptoj nervozizmim, por koha jote ka mbaruar”, tha Basha.

                                                      

 

Të fundit