Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji debat me Alibeajn: Ka përpjekje për të ndarë PD. Presidenti të diskutohet në Kryesi

Salianji debat me Alibeajn: Ka përpjekje për të ndarë PD.

Deputeti Ervin Salianji ka debatuar me Enkelejd Alibeajn në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Salianji i tha se po sheh përpjekje për të ndarë partinë.

Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë.

Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore nevoje absolute për ne. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ul me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin.

 

Të fundit