Flash News

Ditari i Opozitës

"Shkelën ligjin dhe ushtruan presion ndaj adminstratës", Shehu padit shtatë kryebashkiakë dhe drejtues institucionesh

"Shkelën ligjin dhe ushtruan presion ndaj adminstratës",
Tritan Shehu

Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka depozituar në Prokurori kallëzim penal për shtatë kryebashkiakët e këtij qarku.

Sipas Shehut, kryetarët e bashkive kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatit që përcakton ligji. Ai ka evidentuar edhe shkelje të tjera që bien ndesh me Kodin Zgjedhor.

Ai ka paditur edhe drejtues të institucioneve të ndryshme, të cilët sipas tij, kanë ushtruar presion ndaj punonjësve të administratës për vota.

“Pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale. Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”, tha Shehu.

Të fundit