Flash News

Ditari i Opozitës

“Shpërdoroi detyrën dhe favorizoi ngritjen e kullave”, PD çon në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit

“Shpërdoroi detyrën dhe favorizoi ngritjen e kullave”, PD
Gledjan Llatja

Partia Demorkatike ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja për “shpërdorim detyre”. PD bën me dije se kjo padi lidhet me kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private “ndërtimin e kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit”.

Sipas Partisë Demokratike,kryetari i Bashkisë Elbasan ka favorizuar kompaninë private, duke falur tokë publike për ndërtimin e kullave në qendër të qytetit.

“Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” , thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Kjo e fundit bën me dije se nga zbatimi i kontratës Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro, thuhet më tej në deklaratën e selisë blu.

Të fundit