Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqipëria me pagën minimale më të ulët në rajon”/ Tabaku: Qeveria ka braktisur shtresën e mesme

"Shqipëria me pagën minimale më të ulët në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qeverinë për braktisjen totale të shtresës së mesme dhe të punësuarve në vend.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se pas zgjedhjeve, qeveria ka heshtur për çështjet thelbësore si pagat minimale, pensionet dhe paga mesatare, duke u fokusuar vetëm te projektet dhe tenderat.

Sipas saj, taksat po rëndojnë padrejtësisht mbi punëtorët, sipërmarrësit dhe shtresën e mesme, ndërkohë që përfitimet e sistemit ekonomik shkojnë për një pakicë të privilegjuar.

Tabaku sjell krahasime konkrete me vendet e rajonit, duke theksuar se, paga minimale në Shqipëri është 200 euro më e ulët se në Serbi dhe 189 euro më e ulët se në Maqedoninë e Veriut.

Tabakut shton se kjo sipas saj është një qeveri që "ndëshkon shumicën për të favorizuar pakicën që shtrydh vendin”.

Postimi i plotë

Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Që nga zgjedhjet, heshtje totale. Vetëm projekte e tendera ku shkojnë taksat e shqiptarëve.
Ndërkohë, barra e taksave bie mbi ata që punojnë, mbi sipërmarrësit dhe mbi shtresën e mesme — e vetmja kategori që është mbitaksuar dhe e lodhur.
Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon.
Paga minimale në Shqipëri është 200 € më pak se në Serbi dhe 189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut.
Paga mesatare shqiptare është gjithashtu më e ulët se e fqinjëve.
Fuqia blerëse më e ulët në rajon. Familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të buxhetit për ushqime, ndërsa çmimet rriten çdo ditë nga monopole të mbrojtura me ligje speciale.
Ky sistem i padrejtë po shkatërron çdo ditë shtresën e mesme. Disa zgjedhin emigracionin, të tjerë dorëzohen e nuk krijojnë dot familje në Shqipëri.
Ky është realiteti i një qeverie që ndeshkon shumicën për t’u bërë nder vetëm pakicës që shtrydh vendin.

Të fundit