Flash News

Ditari i Opozitës

“Të heqim qafe Ilirin e Saliun”/ Meta: Rama paguan mirë që opozita të flejë, beteja e Stalingradit ka filluar

“Të heqim qafe Ilirin e Saliun”/ Meta: Rama paguan mirë

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur bindjen se do e fitojë betejën e nisur ndaj qeverisë Rama. Ai nënvizoi se paratë e vjedhura do t’u kthehen qytetarëve.

“Është betejë serioze kjo, jo shaka. Shqiptarët u zhgënjyen shumë në të kaluarën me gjasme beteja që maksimumi arritën djegien e kërpudhës, tamam betejë burrash. Dhe jam i sigurt që ky revolucion paqësor me mimoza nëse nuk do jetë reflektim do përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar.

Do ti kthejnë të gjitha lekët, ky është dënimi më i madh që do u bëjmë sepse ngaqë janë kleptokratë, atë hajdutllëkun se bëjnë vetëm për luks por edhe sepse e kanë sëmundje. Këta vjedhin edhe me firmat e atyre të shkretëve që kanë ikur në botën tjetër. Revolucioni do triumfojë që liria të mbizotërojë e ti japim fund qeverisjes së qafirëve”, tha Meta.

Ky i fundit e ka quajtur betejën e Stalingradit, aksionin e tij kundër qeverisë. Ai dha se mesazhi që duhet të jepet është se beteja ka filluar. Meta hodhi akuza se Rama paguan që opozita të heshtë. Ai shtoi se po punohet për të mbyllur gojën e Metës dhe Sali Berishës.

“Kanë denoncuar, çfarë i ka gjetur këta. Do bëjnë pak burg, do të të mbajmë aty për ca kohë, por mos ki merak se nuk do të hetohen familjarët dhe shokët. Duro sa të heqim qafe Saliun dhe Ilirin.

Tani mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë, ka filluar. Unë Stalingardin e kisha 5 vjet për të mbrojtur Kushtetutën. Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë, që kur ishte për t’i rënë Tahirit, i binin Beqajt, kur ishte për t’i rënë Beqajt, i binin Tahirit”, tha Meta.

 

Të fundit