Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Kukës, Bardhi: Deputetët që nuk mbështesin Emri Vatën, janë pro kandidatit të Ramës

Zgjedhjet në Kukës, Bardhi: Deputetët që nuk mbështesin

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi në fjalën e tij për gazetarët pas mbledhjes së grupit të deputetëve të opozitës, u shpreh se kush nuk është në dispozicion të kandidatit të opozitës në zgjedhjet e Kukësit mbështet zëvendësin e Gjicit.

"Nëse deputetët nuk kanë dalë pro zotit Vata ata janë në krahun e zëvendësit të Gjicit se nuk ja mbaj mend emrin.

Qytetarët e Kukësit kanë vetëm dy alternativa që të zgjedhin mes modelit të turpit Gjici ose modelin e opozitës. Rrugë të mesme në këto zgjedhje nuk ka, çdo opozitar që zgjedh të rri në shtëpi atë ditë do të thotë se është palë dhe mbështetës i regjimit të Ramës dhe modelit të Gjicit në bashkinë e Kukësit.

Çdo faktor opozitar çdo anëtar komisioni që i përket opozitës duhet të jetë në dispozicion të kandidatit të opozitës dhe nëse ndodh e kundërta kjo do të jetë diçka shumë e rëndë që nuk dua ta besoj.", tha Bardhi. 

Të fundit