Flash News

DITARI POLITIK

11 Maji/ Posta DHL i kërkon Celibashit pagesën prej 8.6 mln eurove brenda shtatorit

11 Maji/ Posta DHL i kërkon Celibashit pagesën prej 8.6 mln eurove

Kompania postare “DHL”, e cila fitoi tenderin për shpërndarjen dhe marrjen zarfave për votën e diasporën, nuk e ka marrë ende pagesën prej 8.6 milionë eurosh, edhe pse kanë kaluar rreth 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit.

“DHL”, i është drejtuar me një shkresë që mban datën 1 Shtator, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ku i kërkon që ta kryejë pagesën brenda muajit shtator, ose në të kundërt, do të duhet të paguajë edhe një kamatvonesë prej 260 mijë eurosh.

Në shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit, por nuk ka patur reagim nga ana e tij. Më tej, shtohet se i mirëkuptojnë vonesat e deritanishme, por shpresojnë që pagesa të kryhet brenda 15 ditëve nga marrja e kësaj shkrese.

Mediat raportojnë se KQZ nuk ka bërë asnjë pagesë, pasi po verifikon zbatimin e kontratës, pas polemikave që shoqëruan procesin e votës së diasporës.

11 Maji/ Posta DHL i kërkon Celibashit pagesën prej 8.6 mln eurove

 

11 Maji/ Posta DHL i kërkon Celibashit pagesën prej 8.6 mln eurove

Të fundit