Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi nis me tensione, Berisha shkon në foltore, Llajo i ndërpret fjalën

Kuvendi nis me tensione, Berisha shkon në foltore, Llajo i ndërpret

Sot është zhvilluar seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo seancë ka nisur me tensioni ku pas Vasil Llajos i cili ishte drejtuesi i kësaj seance hyrëse e ka marr fjalën kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 “Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës.

Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet.

Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën...,” tha Berisha.

Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.

Në këtë mënyrë, Kuvendi i ri e nis punën si i vjetri, duke diskriminuar opozitën dhe duke i hequr asaj të drejtën më të rëndësishme, atë të fjalës

Gjatë fjalës së Berishës, deputetë të PD si Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu i janë afruar, gjë që ka bërë mobilizmin e trupave të gardës.

“Të tregojmë që jemi të respektueshëm karshi rregullores”, tha deputeti i PS, Vasil Llajo, i cili hapi seancën.

 

Të fundit