Flash News

DITARI POLITIK

Shkarkime, emërime dhe lëvizje në qeveri, çfarë ndodhi në politikën shqiptare këtë javë?

Shkarkime, emërime dhe lëvizje në qeveri, çfarë

Java që lamë pas shënoi zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare, duke sjellë ndryshime të papritura që kanë shkaktuar debate në opinioin publik. Politiko.al ka renditur më poshtë disa prej tyre.

Shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

Më 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me 51 vota pro shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky vendim u shoqërua me reagime të shumta politike, duke hapur menjëherë çështjen e pasardhësit në drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit.

Shkarkime, emërime dhe lëvizje në qeveri, çfarë
Mbledhja e Këshillit

Vendimi për shkarkimin e Veliajt erdhi pak javë pas kërkesës së kryesocialistit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, takim ku ai shpalli si kandidaturë të PS, Ogerta Manastirliun.

Fushata elektorale e Manastirliut pritet të drejtohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Shkarkime, emërime dhe lëvizje në qeveri, çfarë
Balluku & Manastirliu

Lëvizjet në opozitë

Në kampin opozitar, keu i PD-së, Sali Berisha bëri të ditur se ka ngarkuar tre përfaqësues të opozitës, Flamur Nokën, Belind Këlliçin dhe Ilir Alimehmetin, për të zhvilluar negociata me partitë e tjera opozitare për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës dhe kandidatit të opozitës.

Shkarkime, emërime dhe lëvizje në qeveri, çfarë
Sali Berisha

Shkarkimi i zv.ministrit Andi Mahila

Ndërkohë, Ministria e Brendshme u përfshi në një tjetër zhvillim të papritur. Zv.ministri Andi Mahila u shkarkua nga detyra pas publikimit të një fotoje ku ai shfaqej duke konsumuar duhan në ambient të mbyllur, në shkelje të ligjit.

Shkarkime, emërime dhe lëvizje në qeveri, çfarë

Emërimi i Silva Çakës si zv.ministre e Brendshme

Pas shkarkimit të Andi Mahilës, një tjetër zhvillim që tërhoqi vëmendje ishte emërimi i Silva Çakës si zëvendësministre e Brendshme. Ky emërim u shoqërua me debate të shumta në opinionin publik, pasi Çaka ka qenë më herët pjesëmarrëse në protestat kundër qeverisë dhe është dhunuar nga forcat e policisë, ndërkohë që tashmë do të mbajë një rol drejtues në strukturat e sigurisë.

Shkarkime, emërime dhe lëvizje në qeveri, çfarë
Silva Caka në protestë

Të fundit