Flash News

DITARI POLITIK

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të shuar’ zërin e opozitës, momentet kryesore të seancës së parë

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Sot, më 12 shtator, u mbajt seanca e parë e  Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

Seanca është hapur nga deputeti i PS-së Vasil Llajo. Sipas legjilsacionit, seanca e parë duhej të hapej nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, por Sali Berisha së bashku me Tritan Shehun e refuzuan.

Vasil Llajo çeli seancën konstituuese dhe njoftoi ngritjen e komisionit të verifikimit të mandateve, e cila përbëhet nga tre deputetet më të reja të Kuvendit, Marjana Koçeku, Zegjine Çaushi dhe Klodiana Çapja.

Mbledhja e sotme u shty per pasdite ne oren 17:00, kohe kur do behet dhe verifikimi i figurave 140 deputeteve.

Por çfarë ndodhi në këtë seancë?

Në nisje të seancës së parë, opozita ka zgjedhur të protestojë kundër qeverisë.

Deputetët demokratë mbanin në duar pankarta me imazhet e ministrave të Ramës. Deputeti demokrat Klevis Balliu ka nxjerrë në sallën e Kuvendi posterin e “KARTELIT- Shqipëria 2030”, ku në foto është Aleks Soros, i biri i filantropit Xhorxh Soros.

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u pa t’i afrohej ish-ministrit të tij, Ulsi Manja, i cili pas largimit nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë, do të udhëheqë punën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Pas Vasil Llajos i cili ishte drejtuesi i kësaj seance hyrëse e ka marr fjalën kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 “Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës.

Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet.

Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën...,” tha Berisha.

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.

Gjatë fjalës së Berishës, deputetë të PD si Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu i janë afruar, gjë që ka bërë mobilizmin e trupave të gardës.

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Rama ishte ulur në karrigen e deputetit për shkak se nuk është votuar ende qeveria e re.

Në foto bie në sy shikimi i kryeministrit Rama ndaj liderit të opozitës, por ky i fundit nuk i hedh vështrimin.

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Rama në këtë seancë ishte ulur krah, Taulant Ballës dhe Niko Peleshit.

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Nga ana tjetër SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme vendosën të bojkotojnë seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit, një veprim që ka lënë të hapur pyetje mbi qëndrimin e institucioneve ndaj punës së parlamentit të sapoformuar.

Syri i Ramës mbi Berishën dhe përpjekja për ‘të

Ndërkaq, në sallë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e komuniteteve fetare, duke theksuar kontrastin mes mungesës së SPAK-ut dhe Prokurorisë dhe prezencës simbolike të aktorëve të tjerë.

Të fundit