Flash News

DITARI POLITIK

"T'ju vijë turp"/ Tensione në Kuvend, Balliu kundërshton fjalimin e “Diellës”, Peleshi i heq të drejtën e fjalës

"T'ju vijë turp"/ Tensione në Kuvend, Balliu

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend.

Seancën e ka nisur kryeministri Rama i cili pasi prezantoi një pjesë të programit të tij qeverisës, u ndal tek Diella, ministrja e re virtuale e kabinetit të tij qeveritar.

Rama i dha fjalën në Kuvend Diellës përmes një video mesazhi, ndërsa deputeti Klevis Balliu ka kundërshtuar me tone të ashpra. Në këtë moment Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës duke shkaktuar kështu tensione. 

Debati:

Klevis Balliu: Ku e keni nenin për mandatin e Diellës?

Edi Rama: Alo, Fahri.

Niko Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, zoti Balliu.

Edi Rama: Të vazhdoj fjalën, nëse nuk do që të kaloj direkt në votim.

Niko Peleshi: Z Balliu, ju hiqet e drejta e fjalës për sot.

Klevis Balliu: Po është turp.

Të fundit