Flash News

KRYESORE

'Drejtësi, ‘pastrim’ i politikës dhe investitorë nga SHBA', çfarë presin shqiptarët nga ambasadorja e re Yuri Kim

'Drejtësi, ‘pastrim’ i politikës dhe investitorë

Kryediplomatja e re amerikane e nisi dy ditë më parë zyrtarisht punën në Tiranë me një mesazh për shqiptarët: “Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, shkroi Yuri Kim në një mesazh të parë në rrjetet sociale.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë mbart me vete edhe një karrierë të pasur sa i takon sfidave të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit amerikan në fund të tetorit, Kim foli për prioritete e saj në Shqipëri duke u ndalur te nxitja e drejtuesve të vendit që të zgjidhin ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohej perspektiva e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, si dhe do të inkurajonte po ashtu vazhdimin e reformave.

Po shqiptarët, çfarë presin konkretisht prej Kim?

Politiko pyeti komentuesit në rrjetet sociale një ditë pasi Kim mori detyrën zyrtarisht. Shumica e komentuesve janë shprehur shpresëplotë se do të vihen re ndryshime në sistemin e drejtësisë, largimi i politikanëve të korruptuar, apo afrimin e investitorëve të huaj, sidomos nga SHBA-të, por edhe lehtësimin e vizave.

Çfarë (nuk) duhet të presim nga Ambasadorja Yuri Kim

Të fundit