Flash News

KRYESORE

Dy ambasadat e fuqishme në Tiranë: Asnjë draft-marrëveshje në zyrat tona për krizën

Dy ambasadat e fuqishme në Tiranë: Asnjë draft-marrëveshje

Dy ambasada të shteteve të fuqishme perëndimore në Tiranë, që nuk duan të identifikohen, mohojnë se në zyrat e tyre ka shkuar një draft-marrëveshje për të zgjidhur ngërçin politik.

Në orët e vona të mbrëmjes, ne disa media të majta u publikua një draft-marrëveshje e detajuar me 10-pika, e cila raportohej se u ishte dërguar edhe diplomatëve të huaj per tu analizuar.

Sipas lajmit me titull: "Zbulohet draft-marrëveshja, opozita kërkon rikthimin në parlament", marreveshja do t’i japë fund krizës tre mujore në vend dhe negociatat mes mazhorancës dhe opozitës po vijonin me intensitet të lartë.

Burime pranë Partisë Demokratike thanë shkurtimisht se materiali është produkt i propagandës së Ramës. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër dhe me ministra të gjithë-pranuar.

Të fundit