Flash News

KRYESORE

Dy kunatat i huazojnë veshjet njëra-tjetrës

Jonida Maliqi dhe Bora Zemani mesa duket i kanë marrëdhëniet shumë mirë me njëra-tjetrën. Dy bukuroshet e ekranit janë të lidhura me vëllezërit binjakë, Romeon dhe Donaldin. Megjithëse ata kanë preferuar të mos deklarohen publikisht, katërshja janë kudo bashkë.

Kunatat kanë një marrëdhënie aq të mirë saqë edhe huazojnë rrobat bashkë. Dhe kur mendojmë që Jonida është një ikonë mode dhe stili, nuk është aq e lehtë këmbimi i veshjeve, por kur bëhet fjalë për kunatën, këngëtarja sakrifikon.

Bora Zemani është parë e veshur me një palë sandale me rrip jeshil në puntatën e radhës së emisionit "3-shat".  Sandalet janë  të Jonidës, e cila i ka veshur para se të konkurronte në Eurovizion, kur ishte e ftuar tek "Xing me Ermalin".

Pra, siç duket, dy vajzat e ekranit kanë marrëdhënie shumë të mira bashkë.

Të fundit