Flash News

KRYESORE

E ktheu lokalin në qendër pokeri, Policia arreston pronarin në Kombinat

E ktheu lokalin në qendër pokeri, Policia arreston pronarin në

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare ku informon se ka vënë bën pranga shtetasin E.B. 40-vjeçari e kishte kthyer lokalin e tij në qendër të lojërave të palejuara. Policia e Tiranës evidentoi rastin në Kombinat dhe arriti të vinte në pranga autorin. Uniformat blu kanë gjetur letra pokeri dhe para që janë kapur.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara. Vihet në  pranga pronari i lokalit. Procedohen penalisht gjashtë shtetas  të tjerë. Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal   ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat,  6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Të fundit