Flash News

E SHPJEGUAR

“Asnjë kokërr leku s’do marrë”, blofi i Ahmetajt me gjyqin ndaj Becchetti-t që Shqipëria do i paguajë 110 mln euro

“Asnjë kokërr leku s’do marrë”, blofi i

Ministri Arben Ahmetaj garantoi një vit më parë se shteti shqiptar s’do t’i paguante asnjë lek biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

Këtë deklaratë ai e bëri më 24 mars 2020, në emisionin Opinion pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi se Shqipëria do duhet t’i paguante në formë dëmshpërblimi këtij të fundit rreth 110  milionë euro.

"Ça e keni tani këtë histori. Jo! Asnjë kokërr leku nuk do marrë. Asnjë kokërr leku – deklaroi ministri Arben Ahmetaj, kur u pyet mbi vendimin e Arbitrazhit për gjobitjen e shtetit shqiptar, pas padisë së ngritur nga biznesmeni Franchesco Beccheti.

Më pak se 4 muaj nga deklarata e Ahmetajt, Ministria e Financave në raportin për zbatimin e Buxhetit të Shtetit në 6 mujorin e parë, pasqyronte për një detyrim total të shtetit shqiptar prej 109,5 milionë euro si rrjedhojë e humbjes së gjyqeve në Gjykatën e Arbitrazhit, sipas Faktoje.

Nga fatura totale që qeveria shqiptare do të paguante , si pasojë e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, biznesmeni italian, Francesco Beccheti do përfitojë 99,5 milionë euro për shpronësimin e padrejtë të paditësit, ndërsa 311 mijë euro janë pagesa që qeveria jonë është e detyruar të bëjë si palë humbëse në këtë proces gjyqësor.

Ndërkohë sot, Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Biznesmeni italian Francesco Beccheti paraqiti çështjen kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar më 29 qershor 2015, ku kjo e fundit, përmes një komisioni të përkohshëm të posaçëm (Ad Hoc), më 24 mars i dha të drejtë biznesmenit duke kërkuar nga Shqipëria ta dëmshpërblejë me 110 milionë euro.

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti do dëmshpërblehet për mbylljen dhe sekuestrimin e televizionit “Agon Chanel”, kompanitë energjitike dhe një sërë investimesh të tjera të kryera në Shqipëri.

Të fundit