Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Çelja e fushatës së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë", çfarë ndodhi në “Air Albania”
Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, çeli sot fushatën elektorale në stadiumin “Air Albania”, në një event madhështor që zgjati rreth 4 orë. Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, opozita prezantoi 61 kandidatët për kryetarë në bashkitë e vendit.
Mijëra njerëz kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria për të qenë prezent në çeljen e fushatës, ku përveç Partisë së Lirisë, të pranishëm ishin dhe përfaqësues të 23 partive që mbështesin kandidatët e koalicionit. Por cilat ishin pikat më interesante të eventit në stadiumin “Air Albania”,
Hyrja e Belind Këlliçit me autobus
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi simbolizoi një ndër premtimet e tij ëpr transportin publik falas dhe hyri në stadium me një autobus. Një gjetje pikante, por mjaft e goditur e tij.
Fjalimi i kandidatëve
Kandidatët për bashkitë në Shqipëri u ngjitën në podium, ku secili mbajti fjalim duke premtuar ndryshim dhe ishin optimistë për fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Ata vunë re problematikat dhe propagandën e vazhdueshme të qeverisë ndër vite, ku mburret për investimet që kanë bërë, por në fakt ankesat e qytetarëve sa vijnë e shtohen.
“Nuk është koha pë ndryshim, por për revolucion”, shprehja e Ilir Metës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti një fjalim goditës ku tha se nuk është koha për ndryshim, por për revolucion. Ai mbështeti kandidaturat kryesisht në Tiranë e Elbasan dhe u shpreh se revolucioni me vote do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut.
Kreu i PD-së, Sali Berisha përmbyll fushatën
Në fund ishte radha e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha që të mbante një fjalim. Ai u shpreh se Edi Rama është i tmerruar pasi e di që do të humbasë dhe një ndër qëllimet kryesore është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Berisha vuri në dukje problematikat kryesore të dekadës që Rilindja ka qenë në pushtet, si korrupsioni masiv, ikja në masë e shqiptarëve, apo skandalet e qeverisë si rasti Mcgonigal.
Kanë mbetur vetëm disa javë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, por opozita ka nisur fushatën e saj dhe fton qytetarët që të votojnë.