
Flash News
Video/ Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi mbi fshat
Tragjedi në Teksas: 59 të vdekur dhe 27 vajza ende të zhdukura pas përmbytjeve shkatërruese
VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
"Shëndetësia falas", koha kur jeta trajtohet si lojë dhe spitalet si stadiume pa stola dhe fushë
Përgatiti: Neta Fero
Çfarë po ndodh me mjekësinë në vend?! Në vetëm 3 ditë, janë publikuar raste të cilat kanë shokuar publikun. 2 foshnja dhe një fëmijë 3-vjeçar kanë humbur jetën, dikush në spital dhe dikush në shtratin e tij për shkak të dozës së narkozës 'që do i lehtësonte" dhimbjen e dhëmbëve.
Të tilla raste vënë në diskutim profesionalizimin e mjekësisë në vendin tonë, duke na stepur për t'ju drejtuar bluzëve të bardha.
Dhe në vorbullën e emocioneve, padyshim që çdokush prej nesh bën fajtorë mjekët. Por a janë 'bluzat e bardha" fajtorët kryesor?
Ka pasur plotë raste që mjekët janë quajtur heronj, të cilët kanë shpëtuar shumë jetë, duke treguar aftësi dhe profesionalizëm të admirueshëm. Por çfarë mund të bëjë një mjek, kur për X sëmundje nuk ka aparaturat e duhura, ilaçet e duhura, dhomat dhe shtretërit e nevojshëm?!
A duhet drejtuar gishti vetëm nga ata?!
"Tenderë mjekësie, kaq shpenzime (x shumë) për të bërë këtë gjë për shëndetësinë, mjekësi falas", janë togfjalëshat që veshët tanë janë rrahur më së shumti.
Por pavarësisht se prej vitesh është premtuar “shëndetësi falas”, sot jo vetëm që nuk ka asnjë shërbim falas por shqiptarët janë detyruar të vuajnë qoftë edhe për të kryer një vizitë të thjeshtë mjekësore në poliklinikën e lagjes.
Mungesa e kushteve të tilla në shërbimet e shëndetësisë në vendin tonë, na ka bërë që të përballemi me këtë panoramë. Dhe lind pyetja; A mbaruan 'lojërat' e tjera, që të vinte radha për të luajtur me jetën?
RASTE
Frymëmarrja e foshnjës që ndali pas 9 ditësh jetë
Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer historinë e trishtë të një foshnjeje 9 ditëshe që humbi jetën në QSUT.
Gazetarja shkruan se kjo është një histori që tregon edhe se si mjekët ngrenë duart lart dhe i përcjellin familjarët plot halle të gjejnë zgjidhje në spitalet jashtë vendit.
“Është një histori se si “shëndetësia falas” është thjesht një “realitet” që e besojnë veç qeveritarët, por jo qytetarët që duhet të përballen me mungesë të shumëçkaje, përfshi edhe pamundësinë e sqarimi për atë që duhet të bëjnë”, shkruan gazetarja.
Ajo ka treguar rastin e një personi që njeh i cili kishte treguar se djali vetëm 9 ditësh, lindi mirë, i shëndetshëm.
“Mjekët na thanë që kishte një problem ne zemër”, tregon ai. “Ndërhyrja duhej të bëhej sa më urgjent. Cdo sekondë që kalonte mund të rezultonte fatale për jetën e djalit. Mjeku më tha që në spitalin tonë nuk kemi mundësi të bëjmë këtë lloj ndërhyrje për shkak se nuk disponojmë as sallë operimi për fëmijë, as mjekë specialistë dhe as ilaçet e nevojshme për ta trajtuar këtë rast”, rrëfen më tej ai.
“Duhet ta gjeja ilacin që mungonte në spital. Bëhej fjalë për ilacin Alprostoglandinë. Edhe mjekët e maternitetit më thanë që nuk e kishin këtë ilac. Mund të gjendej vetëm të spitali Amerikan. E kërkova gjithandej nëpër farmaci dhe në fund shkova të Amerikan 3. Ilaci kushtonte 20.700 lekë një ampulë. Unë kisha vetëm 300 mijë lekë të vjetra. Mora vetëm një flakon dhe ika, ti zgjasja dhe disa orë jetë djalit. Më duhet të gjeja lekët e tjera”,. Për shkak të mungesës së ndërhyrjes koronare dhe mostrajtimit me ilace, djali filloj të nxihej në fytyrë.", shkruan gazetarja teksa tregon rrëfimin e Afrimit, të atin e foshnjes.
Kallëzimi në prokurori
“Unë kallëzuesi dërgova bashkëshorten time Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë për lindje të planifikuar me operacion më datë 13 gusht 2023. Në orën 11.35 fëmija lindi. Lindja shkoi shumë mirë dhe fëmija lindi me poshtë 3950 kg. Rreth orës 20:00 u konstatua se fëmija ka probleme me oksigjenimin. Fëmijën e dërguan në ambjentet e reanimacionit ku iu vënë ekzaminime të mëtejshme”.
“Unë dhe bashkëshortja ime, kemi pothuajse 30 vite që paguajmë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Kemi dhënë gjithë këto vite contribute në buxhetin e shtetit, që kur te kishim nevojë siç patëm në këtë rast shteti shqiptar nëpërmjet shërbimit shëndetësor të na ofronte shërbimin e duhur mjekësor dhe jo ta linin djalin tonë të vdiste me argumentin se nuk kemi mjetet e duhura për ta trajtuar. Djali jonë u diagnostikua me problemin shëndetësor, transpozicion të enëve të mëdha të zemrës, e cila nuk ishte sëmundje e pashërueshme, por problemi shëndetësor kërkonte trajtim urgjent”, thuhet në padi.
Vdes fëmija 8-muajsh në Tiranë/ 6 TETOR 2023
Një fëmijë 8 muajsh ka humbur jetë rreth dy javë më parë në një spital në Tiranën, teksa prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.
Sipas burimeve, foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën. Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më është dërguar në Tiranë. Në spitalin e fëmijëve në Tiranë, foshnja është intubuar, por nuk ia ka dalë.
Do mjekonte dhëmbët, narkoza i merr jetën 3-vjeçarit
Një fëmijë 3-vjeçar ndërroi jetë më 5 Tetor 2023, pasi kishte shkuar tek stomatologu për të mjekuar dhëmbët. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.
Pas vizitës tek dentisti, vogëlushi ka qëndruar për disa ditë në gjendje kome dhe në momentin që është dërguar në spital, prindërit pretendojnë se mjekët u kanë thënë se i është helmuar mëlçia nga narkoza dhe ka ndërruar jetë.
Prindërit e Brianit kanë kallëzuar penalisht dentistin Roland Xhaxho dhe të bijën Ina Xhaxho për pakujdesi në shërbim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.” – njofton Policia.
Skandal te Trauma/ Mjekët i kërkuan 5 mijë euro për operacion, 35-vjeçarit i zë krimba plaga
Pas një aksidenti më 13/07/2023, 35 vjeçari Eduart u shtrua në spitalin Ushtarak (Spitali i Traumës) dhe është lënë pa mjekim një javë deri sa plaga ka zënë krimba.
Sipas 35-vjeçarit, ai është lënë qëllimisht pa mjekuar nga doktorët, të cilët i kanë kërkuar 5.000 euro për të kryer operacionin në këmbë.
“Isha në gjendje koma për 36 ditë. Më mbajtën në sallë deri sa zuri këmba krima. Pasi u bëra operim me datë 25 më nxorrën nga spitali. Në spital nuk kishte kondicioner, doktorët vinin te shikonin si je si shkon, lekët të xhepi dhe iknin. Nuk më panë deri sa këmba zuri krimba. Kater dite pas operimit me përzunë nga spitali, duke me thene se kam imunitet te forte dhe nuk kam nevoje për spital. Nuk kam mundësi në shtëpi që ti bej shërbim vetes sime, kur une nuk mund te lëviz fare”- u shpreh Eduarti.
Pyetja shtrohet si ka mundësi që të ndodhin gjera të tilla skandaloze në spitale shtetërore ?
Si ka mundësi që mjekët lënë pa mjekuar pacientin për një javë të tërë duke ditur se personi ka bërë aksident automobilistik?
Denoncime
“O paguaj, o vdis, motoja e Rilindjes për mjekësinë falas!”
Tender pas tenderi, lek pas leku, dhe asnjë ndryshim në një prej qendrat më të mëdha spitalore shtetërore në vendin tonë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu më 20/01/2023 ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet QSUT-ja, ku ka mungesë të PTCA Stent në qendrën publike të kardiologjisë.
Nëpërmjet një postimi në FB, Shehu ka shkruar se pacientët shqiptarë janë të detyruar të shkojnë te privati me pagesa në dorë, pasi motoja e “Rilindjes” për shëndetësi “falas” nuk vlen.
“Mungojnë edhe PTCA Stent-et ne qendrën kryesore publike te kardiologjisë te QSUT. Te shqipëruara, përdoren për arteriet coronare koronare te zemrës! Ne shumicën dërmuese te rasteve këtu behet fjale për urgjencën ekstreme ose sub urgjencën kardiake.
Pra pacientet detyrohen te shkojnë te privati me pagese ne dore ose… “O paguaj, o vdis”- motoja e Rilindjes kjo për shëndetësinë “falas”! Para pak javësh ngrita te njëjtën gjë për oksigjentorët, pra per kardiokirurgjinë.
E njëjta histori për protezat ortopedike kirurgjikale, jo rrallë për lentet okulistike e kështu me radhe!Pra pacientet detyrohen qëllimshëm te shkojnë te privati…. duke paguar…ndryshe… Pasojë e qëllimshme kjo nga një sistem shendetesor i shkatërruar prej një qeverisje te pa përgjegjshme!”, ka shkruar Shehu.
Dështon shëndetësia “falas e Rilindjes”, mjekët çojnë pacientët në spitalet private
Pavarësisht se “Rilindja” e Edi Ramës ka ardhur në pushtet duke premtuar “shëndetësi falas”, sot pas 10 vitesh qeverisje jo vetëm që nuk ka asnjë shërbim falas por shqiptarët janë detyruar të vuajnë qoftë edhe për të kryer një vizitë të thjeshtë mjekësore në poliklinikën e lagjes.
Mjekët e qendrës spitalore universitare, thuajse çdo ditë orientojnë pacientët e tyre në dyert e spitaleve private për të bërë analizat.
Një zonjë nga Mati tregoi për mikrofonin e “Euroneës Albania” se analizat në privat i kanë kushtuar rreth 40 mijë lekë. Sipas saj mjekët i kanë thënë se në shtet nuk ofrohen ato analiza dhe për këtë arsye i është drejtuar spitaleve private.
Referuar këtij rasti, më datë 21 SHKURT të këtij viti, deputetja demokrate Albana Vokshi i ka drejtuar një sërë pyetjes Ministres së Shëndetësisë (asokohe) Ogerta Manastirliu për të cilën tha se ka shpenzuar miliona nga buxheti i shtetit por sërish qytetarët orientohen që të shkojnë dhe të kryejnë vizita mjekësore në spitalet private.
“Pyetje për Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
1. Pse pacientët me insult cerebral, edhe kur kjo ndodh brenda QSUT, transferohen në spitale private?
2. Ku kanë shkuar paratë e taksave të shqiptarëve kur aparaturat e domosdome për shpëtimin e jetës nuk funksionojnë?
3. Pse trombektomia bëhet vetëm në privat?
4. Pse nuk bëhet trombektomia në shtet ?
5. Sa kushton tromboektomia në një spital privat? A është kjo arësyeja që nuk bëhet në shtet?
Këto pyetje do ja kërkoj edhe zyrtarisht Ministres. Edhe nëse do të refuzojë përsëri të përgjigjet, herët a vonë dë të përgjigjet para drejtësisë!! Dështim shëndetësia falas”, shkruan Vokshi.
Edhe më e vështirë është situate për pacientët që vuajnë nga kanceri. Edhe pse medikamentet për kimioterapi gjenden në spital, fatura e ilaçeve pas çdo seance dhe ecejaket nga rrethet drejt Tiranës i bëjnë të papërballueshme kostot.
Problemit të orientimit drejt privatit, i shtohet edhe qëndrimi për orë në radhë, në pritje të konsultës me mjekun. Edhe pse janë me fasha orare të përcaktuara shpesh ndodh që të ketë vonesa.
Dëliri i "mjekësisë falas"

"Mund të flitet për “mbulim universal”, “chek-up falas”, por jo për mjekësi falas", kështu është shprehur para disa vitesh ish-ministre e Shëndetësisë, Anila Godo, teksa u pyet se sa larg realitetit janë konceptet “mbulim universal”, “testim”, “chek-up falas”.
"Mund të flitet për “mbulim universal”, “chek-up falas”, por jo për mjekësi falas. Kjo më duket lojë fjalësh aq më shumë në një ekonomi ku buxheti për shëndetësinë përbën 3% të GDP-së. Rëndësi ka të menaxhosh mirë këtë buxhet të pamjaftueshëm, ta bësh sa më të efektshëm; paraja për shëndetësinë, të qarkullojë pa humbje të pajustifikuara e sa më shumë të jetë e mundur, 1 plus 1 të bëjnë 2.
Me standardet që ofron sot shkenca mjekësore e me pretendimin e drejtë që ka çdokush për jetëgjatësinë e cilësinë e jetës, është e pamundur të “mbulosh” çdo gjë ose në të kundërt do cenosh cilësinë dhe standardin e shërbimit të ofruar, por ne duhet të synojmë njëkohësisht gjerësinë e thellësinë."
Padi ndaj mjekut?!

Juristja Gjyljana Bakalli është shprehur se ka pasur mjaft raste kur prindërit kanë hedhur në gjyq spitalet, pasi mjekët nuk u kanë dhënë informacione të sakta gjatë shtatzënisë.
E ftuar në një emisioni juristja tha se ka pasur raste kur për shkak të mos lajmërimit nga mjeku, prindërit kanë sjellë në jetë fëmijë me deformime.
“Ka pasur raste jo vetëm në spitale shtetërore, por edhe private që nuk e kanë dhënë të saktë informacionin gjatë shtatzënisë dhe ka pasur raste kur fëmijët kanë dalë me deformime dhe prindërit nuk e kanë ditur.
Spitalet janë paditur në Gjykatën Civile dhe kanë fituar. Këtu flasim për shifra goxha të larta që janë fituar nëpër gjyqe. Ndoshta te 100.000 euro”.
Të fundit



Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35
Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës
6 Korrik 2025, 20:07
Cila është marrëveshja e mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin
6 Korrik 2025, 19:47

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit
6 Korrik 2025, 18:59
Punësime masive në administratën maqedonase përpara zgjedhjeve
6 Korrik 2025, 18:37
Pas 6 ditësh në flakë e tym toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik 2025, 18:13

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner
6 Korrik 2025, 17:17
Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia
6 Korrik 2025, 16:55

Pas përplasjes me Trump, Musk thotë se po formon një parti të re politike
6 Korrik 2025, 16:14
Turqia rrit ndikimin politik në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2025, 15:48
Dalai Lama mbush 90 vjeç mes adhurimi global
6 Korrik 2025, 15:27
Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin
6 Korrik 2025, 15:04
Toka më larg Diellit, por vapa përvëluese! Pse ndodh kjo?
6 Korrik 2025, 14:51

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!
6 Korrik 2025, 14:16

Vapa mbush spitalet! Fluks pacientësh në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët
6 Korrik 2025, 13:26
Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)
6 Korrik 2025, 13:04

Balluku po bëhet “Veliaj 2”
6 Korrik 2025, 12:16
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
6 Korrik 2025, 11:50
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës
6 Korrik 2025, 11:38
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
6 Korrik 2025, 11:20

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?
6 Korrik 2025, 10:39
Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani
6 Korrik 2025, 10:10
Vendi humb fuqinë punëtore, rënie dramatike e popullsisë në moshë pune
6 Korrik 2025, 09:55
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik 2025, 09:39
I dënuar në Zvicër për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi (EMRI)
6 Korrik 2025, 09:24
Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë
6 Korrik 2025, 09:11
Shqipëria, si laborator i migracionit
6 Korrik 2025, 08:54
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
6 Korrik 2025, 08:37
Këmbimi valutor 6 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
6 Korrik 2025, 08:16
Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme
6 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2025, 07:45
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit
5 Korrik 2025, 21:51
Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00
