E SHPJEGUAR

Të pakënaqur me fletën e votimit, PS dhe PD i drejtohen KAS; Vonesat që mund të krijohen

Të pakënaqur me fletën e votimit, PS dhe PD i drejtohen KAS;

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të kënaqur pas miratimit të fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridjan Salianji u shpreh pro fletës me numra dhe kundër fletës së votimit me emra, pasi sipas tij e ndërlikon shumë procesin e votimit. Në këto kushte, PS pritet ta ankimojë në KAS këtë çështje.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso thotë se një fletë me emra është reflektim i listave të hapura.

Në këto kushte, edhe PD pritet të ankimojë vendimin, për faktin se fleta e votimit, është e orientuar horizontalisht, dhe jo vertikalisht, sipas modelit paraprak të propozuar nga Celibashi dhe sido që të vendosë KAS, me gjasë njëra prej palëve sërish do të mbetet e pakënaqur.

Për këtë, fjalën e fundit do ta thotë Kolegji Zgjedhor, çka do të vonojë edhe më tepër njohjen e votuesit me fletën e votimit, kur na ndajnë edhe 24 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Të fundit