Flash News


E-TJERA

Aksidenti i autobusit në Kroaci, identifikohen disa nga shqiptarët e plagosur

Aksidenti i autobusit në Kroaci, identifikohen disa nga shqiptarët e

Një autobus me targa shqiptare u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbi jetën një person dhe disa të tjerë u plagosën. Ngjarja pak përpara mesnatës në autostradën A1 që shkon për në Zagreb.

Siç raportuan mediat ishte një shqiptar që humbi jetën ndërsa të plagosurit po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Unioni Shqiptar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë kanë dhënë detaje rreth të plagosurve, ku kanë identifikuar shoferin dhe dy shqiptarë të tjerë.

Aksidenti i autobusit në Kroaci, identifikohen disa nga shqiptarët e

Të fundit