Flash News

E-TJERA

Akuzohej për tjetërsim pronash në Shëngjin/ Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit socialist: Nuk provohet vepra penale

Akuzohej për tjetërsim pronash në Shëngjin/ Gjykata pushon
Arben Ndoka

Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Ky i fundit u arrestua në tetor të 2018-ës, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Ai akuzohej për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave, formularëve dhe shpërdorim të tokës në zonën bregdetare në Shëngjin. Por gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale”.

Pas arrestimit, Ndokës iu sekuestrua dhe pasuria me vlerë 40 milionë euro, që ishin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës. Ai u lirua në nëntor të po atij viti.

Të fundit