Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin

Kushtetuta e Shqipërisë, në formën që u miratua në fillim në vitin 1998, parashikonte një president mbi palët, jo partiak, me një numër të kufizuar funksionesh, më i rëndësishmi i të cilave ishte kryesimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, emërimi, promovimi dhe shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Për rrjedhojë, presidenti duhej të zgjidhej me tre të pestat e parlamentit, pra jo me më pak se 84 vota. Por një president i tillë, jopartiak, mbi palët dhe i zgjedhur me kompromis mes dy partive kryesore të vendit, u zgjodh për herë të parë dhe të fundit në vitin 2002 dhe ishte Alfred Moisiu, një gjeneral në pension.
Moisiu demonstroi cilësitë e tij si president mbi palët në vitin 2007, kur të dy palët politike u detyruan të arrinin një marrëveshje, në kohën kur Rama bojkotoi zgjedhjet për pushtetin vendor.
Që nga ajo kohë e më pas, të dy palët politike i dhanë vendit presidentë gjithnjë e më të këqinj, figura të dala nga vullneti i njërës palë apo tjetrës. Pasoja e këtij lloj presidenti mund të vërehet te degradimi i mëtejshëm i sistemit të drejtësisë, deri në pikën kur, një reformë tjetër, nën këshillën e ndërkombëtarëve, i hoqi presidentit shumicën e funksioneve në sistemin e drejtësisë për ta zëvendësuar me institucione të tjera.
Në vitin 2008, Rama dhe Berisha ranë dakord që, jo vetëm të mos bënin ndonjë përpjekje për të gjetur president konsensual, por ta degradonin postin e presidentit duke e bërë atë të zgjedhshëm me gjysmën e votave të deputetëve, nga dy të tretat që duheshin më parë.
Edhe mënyra se si u zgjodhën presidentët është domethënëse në vetvete. Në vitin 2007, dukshëm nën frikën se deputetët e tij mund të shiteshin në votim të fshehtë për president, Rama bojkotoi parlamentin. Por në ditën vendimtare, disa deputetë të Partisë Socialiste vajtën në parlament, dukshëm të blerë nga qeveria “Berisha”, për të votuar Bamir Topin si president.
Ndërsa në vitin 2012, Berisha zgjodhi një njeri më afër tij sa nuk bëhet për president. Në vitin 2017, socialistët e përdorën postin e presidentit dukshëm si një lloj internimi të artë për aleatin e vet të padëshirueshëm, Ilir Metën, ndërsa tani, presidenti i gjashtë pas rënies së komunizmit, pritet të dalë në formën e një surprize nga xhepi i kryeministrit aktual, pas një përpjekjeje aspak bindëse për “bisedime” me opozitën.
Presidenti i ardhshëm do të ketë akoma më pak funksione në politikën e pushtetit real se sa paraardhësit për shkak të reformës në drejtësi, gjë që sugjeron se palët politike mund të kishin ndonjë lloj interesi për t’u dukur normalë, të aftë për të bërë një politikë normale, e tillë që nuk është 100% në funksion të interesit të vet.
Dhe për të identifikuar një president normal, dukshëm duhet t’i referohesh cilësive që kushtetuta ia ka përcaktuar figurës së presidentit, pra që të jetë figurë e kompromisit politik, të jetë mbi palët, të jetë jopartiak, të mos merret me “aktivitet privat”. Me pak fjalë, një figurë simbolike që nuk ka pushtet real, por që përfaqëson kombin dhe ka një autoritet moral. Maksimumi që mund të bëjë me këtë autoritet moral është që të kthejë ndonjë ligj edepsëz të qeverisë në parlament (mund ta bëjë vetëm një herë dhe rrëzohet me shumicë të thjeshtë).
Megjithatë, të hënën parlamenti pritet “ të djegë”, (kështu thuhet), procedurën e parë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Në procedurën e parë supozohet se palët politike mund të votojnë një ose disa kandidatura. Në rast se asnjë nga kandidaturat nuk merr tre të pestat e votave, atëhere një raund i dytë dhe një i tretë parashikohet të bëhet në dy javët në vijim, gjatë së cilave, palët politike do të kenë mundësi të bisedojnë në kërkim të kompromisit.
Dhe vetëm nëse kjo nuk është e mundur, në raundin e katërt ose të pestë, shumica parlamentare ka të drejtë të zgjedhë presidentin me shumicë të thjeshtë. Ashtu si edhe në herët e kaluara, palët politike, jo vetëm që nuk janë në gjendje të gjejnë president konsensual, por dukshëm as nuk e marrin mundimin të kërkojnë.
Në kushtet kur presidenti nuk ka pushtet real, nuk është drejtpërsëdrejti e kuptueshme se pse palët politike as nuk përpiqen t’i japin vendit një president normal. Por ka gjasa që kjo nuk është e mundur pikërisht për shkak se zgjedhja e një presidenti normal rrezikon t’ia rrisë pritshmëritë shqiptarëve nga politika dhe të kërkojnë edhe ndonjë kryeministër normal apo ndonjë kryetar opozite normal, deputetë apo kryebashkiakë normalë, cilësi këto në kontradiktë me aktualitetin. Në fund të fundit, një president normal mund të dalë vetëm nga një politikë normale. Birn
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58