Flash News

E-TJERA

Atentati në Rrëshen/ RENEA kontrolle me helikopter dhe dronë për vrasësit

Atentati në Rrëshen/ RENEA kontrolle me helikopter dhe dronë

Policia e shtetit në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit në Rrëshen po kryen kontrolle nga ajri, me helikopter.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

Kujtojmë që Martin Bardhi u ekzekutua sot pranë spitalit dhe Komisariatit në Rrëshen, teksa tre persona mbetën të plagosur.

Ndërkohe Drejtori i Policisë Lezhë, Alfred Elezi  ka thënë se Bardhi është ekzekutuar në lokalin e tij teksa konsumonte kafe bashkë me tre të plagosurit.

Sipas Elezit, dyshohet të kenë qenë dy autorët që kanë marrë pjesë në atentat të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me fuoristradë.

Hetimet deri tani janë përqendruar tek pista e hakmarrjes mes fiseve Bardhi dhe Reçi.

 

Të fundit