Flash News

E-TJERA

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka paraqitur situatën e deirtanishme nga procesi i votimit në mbarë vendin. 

Në një konferencë për mediat ai tha se procesi i votimit nisi me vonesë në 8% të qendrave të votimit.

“Nuk kemi për momentin asnjë qendër votimi të pahapur apo të bllokuar. Janë 8 përqind të qendrave të votimit të hapura me vonesë, deri rreth orës 08:00. Në 5 përqndind të qendrave të votimit ka rezultuar se nuk kanë qenë të pranishëm 7 anëtarët. Në 5 përqndind të qendrave të votimit kemi raportime se ka pasur tensione, ka ndërhyrë KQZ dhe më pas situata është stabilizuar.

Në 5 përqind të qendrave të votimit kemi mosrespektim të distancës prej 150 metrash nga individë që kanë votuar dhe qëndrojnë në këtë zonë”, tha Celibashi.

 

Të fundit