Flash News

E-TJERA

Fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale, arrestohet i riu në Tiranë

Fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale,

Një 34-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi fotografoi fletën e votimit dhe e postoi në rrjetet sociale.

Efektivët e komisariatit Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Renato Feri, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit