Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa denoncon kushëririn e Vasil Llajos: Ka nxjerrë fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit

Zhupa denoncon kushëririn e Vasil Llajos: Ka nxjerrë fletën e

Kandidatja për deputete e PD në Sarancë, Ina Zhupa ka denoncuar të afërm të kandidatit socialist, Vasil Llajo, se po intimidon qytetarët.

Zhupa ka ndarë në Facebook foto të Dhimitër Llajos, i cili ka nxjerrë jashtë qendrës së votimit fletën e votimit dhe udhëzon qytetarët se si të votojnë.

Demokratja paralajmëron se duhet t’i mbajën duart larg votës së qytetarëve.

“Fshati Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq!

PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës! Njoftojmë policinë dhe KZAZ për marrjen e vendimeve përkatëse sipas ligjit.

Informacioni që na vjen është se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit.

Të gjithë do përballen me ligjin.

Larg duart nga vota e qytetarëve, do ikni me turp”, shkruan Zhupa.

Të fundit