Flash News

E-TJERA

Celibashi thirrje partive: Jemi nën vëzhgim dhe do gjykohemi, zhvilloni fushatë të qetë

Celibashi thirrje partive: Jemi nën vëzhgim dhe do gjykohemi,
Ilirjan Celibashi

Një ditë pasi u vendos modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive dhe kandidatëve të zhvillojnë një fushatë të qetë.

Ai iu kujton se të gjithë janë të monitoruar dhe se secili që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi. Sipas tij, legjitimiteti i zgjedhjeve varet edhe nga ecuria e fushatës elektorale. Celibashi shton se nëse dikush ka diçka për të korrigjuar ta bëjë, pasi nuk është vonë,

"Sjell në vëmendje të partive politike dhe kandidatëve, për t’u angazhuar në një proces në përputhje me legjislatonin shqiptar dhe standadet ndërkombëtare. Legjitimiteti varet shumë nga qasja mbi përgatitjen e procesit. Çdo iluzion mbi atë që në fund të fundit do ta kemi një rezultat, ndaj sa nuk është vonë gjithkush prej nesh duhet të korrigjojmë çfarë nuk është bërë.

Jemi të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar, dhe në fund të ditës do të kemi gjykim. Ata që nuk do përmbushin përgjegjësitë, do të ballafaqohet me sanksione përkatëse. Është rasti për t’u adresuar një thirrje kandidatëve për t’u angazhuar në një fushatë të qetë dhe të ndershme", tha Celibashi.

Duke qenë se fleta e votimit me numra mund të shkaktojë konfuzion te qytetarët, Celibashi sqaroi se jashtë qendrave të votimit do të vendosen postera të mëdha me kandidatët dhe numrin e tyre përkatës.

Celibashi foli edhe  për  vonesat e fletëve të votimit, ku bëri me dije se sot në mëngjes ka  kontaktuar kompaninë  sllovene që do t'i përgatisë. Ai shtoi se fletët e votimit do të vijnë brenda afateve të caktuara.

"‘Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë konfirmimin sikurse është fleta e votimit tani ata mund t’i qëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar për printimin dhe për t’i sjellë këtu në KQZ", tha Celibashi.

Të fundit