Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Sulme që rrezikojnë integrimin në BE

Deklaratat e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar këtë të martë me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për gjyqtarin Marko Boshku. Rama e akuzoi këtë të fundit për rikthimin në detyrë të një ish-drejtuesi të Autoritetit të Mbikqyerjes Policore (AMP) me precedentë disiplinorë.

Në një deklaratë zyrtare, Shoqata e konsideron sulmin e Ramës të paprecedentë dhe të papranueshëm ndaj gjyqtarit.

Shoqata i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë një qëndrim të qartë mbrojtës ndaj gjyqtarëve dhe kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Sulmi ndaj gjyqtarëve përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe rrezikon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” thekson deklarata, duke vënë theksin tek rëndësia e ndarjes së pushteteve si themeli i shtetit të së drejtës.

Shoqata paralajmëron se nuk do të qëndrojë vetëm në deklarata, por do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur dinjitetin e gjyqtarëve, duke monitoruar dhe ndjekur çdo sulm ndaj tyre, përfshirë edhe ato që sipas saj mund të përbëjnë vepra penale.

Të fundit