Flash News

E-TJERA

Dënohet me burg shqiptari që shtypi 21-vjeçaren greke në Selanik

Dënohet me burg shqiptari që shtypi 21-vjeçaren greke në

Gjykata e Apelit në Selanik ka  dënuar me 16 vite e gjysmë 27-vjeçarin i cili i mori jetën në një aksident me makinë Emanuelës , 21-vjeç.

Në gjykatë u dëgjuan rrethanat e ngjarjes, ku u evidentua se shqiptari drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe kishte përplasur për vdekje të renë.

Ai u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.

Pas marrjes së vendimit nëna e viktimës i foli 27-vjeçarit duke  thënë: “Kalofsh mirë”

21-vjeçarja mbeti fillimisht e plagosur dhe pas 5 ditësh në spital ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar. Familja e vajzës i dhuroi organet vitale të saj. 

Të fundit