Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Metës: Persona me rekorde kriminale po vjedhin identitetet e shqiptarëve

Denoncimi i Metës: Persona me rekorde kriminale po vjedhin identitetet e
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar një veprimtari të jashtë ligjshme. Sipas tij, në Korcë dhe në disa bashki të tjera, shtetas të huaj me rekorde kriminale janë pajisur me dokumente identifikimi të personave të tjerë.

Ai tha se po vidhen identitetet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas Kreut të Shtetit, persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.

“Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.

Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve maqedonas. Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut. Nga ajo që është bërë publike, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi”, tha Meta.

Duke qenë se vendi është në prag të zgjedhjeve, Meta ka ngritur shqetësimin se me ID të vjedhura, mund të ketë persona që do të votojnë në emër të emigrantëve.

Ai thotë se kjo veprimtari mund të cënojë intgeritetin e zgjedhjeve, ndërsa paralajmëroi se kusdo që do të prekë votën dp të shkojë në burg.

Të fundit