Flash News
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Berisha zbardh diskutimet
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kryedemokrati Sali Berisha ka zbardhur një pjesë të diskutimeve. Berisha tha se është përcaktuar axhenda e nesërme e parlamentit. Kryedemokrati tha se pjesë e diskutimeve ihte edhe braktisja që Rama i ka bërë Parlamentit.
Berisha: Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qëndrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi.
U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit. Shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara.