Flash News

E-TJERA

Durrësi në pazaret e dosjes 'Aruba', investigimi i gazetarit: Si pastrohen paratë e d*ogës në ndërtim?

Durrësi në pazaret e dosjes 'Aruba', investigimi i

Dosja “Aruba” është konsideruar si një ndër skandalet e radhës,ku flitet për një takim të karteleve të drogës me zyrtarë të lartë. Gazetari Italian Nello Trocchia ka deklaruar se emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama është përmendur gjatë bisedave të përgjuara të organizatave kriminale.

Ai madje ka folur për lidhjet që pretendohet të jenë ndërmjet politikës shqiptare dhe grupeve kriminale, ku thuhet se ka pasur marrëveshje të fshehta dhe projekt-financime të dyshimta.

Gazetari Armand Maho në një intervistë për “Pasvon” nga Alfred Lela ka dhënë detaje nga takimi në Arub, një ishull pranë Karaibeve, ku dyshohet sipas tij, të jetë hedhur në tryezë edhe Durrës Marina, projekt i Alabbar. Sipas gazetarit, në takimin e zhvilluar në Aruba është ërkuar nga qeveria shqiptare garanci për investimin e parave të pista në ndërtim e turizëm.

“Dosja Aruba është një investigim i atij gazetarit italian siç thatë edhe ju, i ndodhur në 2019, në janar të 2019-ës, mes datave 24 dhe 31 janar. Në një ishull pranë Karaibeve ishte zgjedhur Arib Aruba sepse aty nuk ka nevojë as për vizë.  Në dijeninë time me çfarë kam mundur të investigoj është folur  janë kërkuar garanci nga qeveria shqiptare për investimin e parave mafioze, sidomos në fushën e ndërtimit dhe turizmit. Një nga temat më të diskutueshme kishte qenë Durrës Marina, e Alabbarit, por kishte gjetur ndonjë ngërç, sepse ishte vështirësia e kanalizimit të parave. Pra, Alabbari e kishte më shumë mundësi të kanalizonte paratë nëpërmjet bankave që të hidheshin në këtë investim. Dhe sot nuk e dimë kush po ble në Durrës Marina. Pra, është një aferë korruptive aq e madhe, sepse qeveria po harxhon 3 apo 4 miliard euro të tjerë për të ndërtuar një port tjetër”, tha Maho.

Po pse u zgjodh pikërisht Aruba?

Sipas gazetarit, vendi i takimit nuk ishte larg destinacionit ku jetonte Artur Shehu, pjesëmarrës në takimin e Arubas, i cili ka marrë leje ndërtimi në Vlorë.

“Nuk ishte larg nga Amerika, nga Majemi ku jetonte Artur Shehu. Unë për shkak të rrethanave të ndryshme e kam pas njohur, si figurë pasi në 95-96 u fejua dhe u martua me një vajzë të shoëbizit shqiptar. Edhe për shkak të viteve 97’ pati një përplasje shumë të fortë me bandën e Zani Çaushit për arsye pazaresh ose edhe një xhelozie që kishte Zani Çaushi. Është një mafioz i nivelit të lartë. Unë kam dyshime që ka qenë edhe vetë kryeministri megjithëse në dosjet e prokurorisë flitet për një takim më datë 24 deri në 31 janar. 24-31 janar Edi Rama në atë kohë ka qenë me gjithë familjen në një ekspozitë në Berlin. Pra, në 31 vjen këtu. Agaçi ka qenë avokati i Artur Shehut në çështjen e tokave të Vlorës”, deklaroi gazetari.

Për “Pasvon”, gazetari vuri në dukje 450 leje ndërtimi të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit. Ai shpjegoi se parate e pista po diktojnë çmimet marramendëse në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Çdo qelizë e kësaj ekonomie është futur në ndërtim. Pra, unë gjatë këtij hulumtimi nuk e kam kuptuar se ç’i duhet një grosisti të sheqerit. Përveçse pastrimit të parave nuk shoh arsye tjetër. Pra, fitojnë më shumë. Pse rrinë çmimet kaq të shtrenjta? Ka një boom të madh ndërtimi, ka 50 mijë apartamente bosh, dhe çmimet vazhdojnë të rrinë të larta. Sepse ai që ndërton punëtorin e paguan me paratë e drogës, materialet me paratë e drogës, çdo gjë tjetër me paratë e drogës, taksat me paratë e drogës, dhe pastaj çmimin e ve trefish kur të shitet le të shitet”, u shpreh Maho.

Gazetari zbardhi detaje nga Rock of Kavaja, e cila është në pronësi të Elvis Doçit ose Visit të Pojës, dhe përfshirjen më pas të Xhevdet Troiplinit.

“Rock of Kavaja është në pronësi të këtij të Visit të Pojës. Elvis Doçi kishte arrë një leje ndërtimi, për të ndërtuar të Shkëmbi i Kavajës një hotel në emër të një kompanie të huaj të madhe. Problemi është që ky në momentin që kupton që po hetohej nga SPAK, ky ia kalon në pronësi komplet CFO Farma-s. Në këto kushte ti as nuk ia sekuestron dot. Mund t’i bësh një bllokadë. Nga ana tjetër këta, i ati Hysni Doçi rezultonte pronar i Vitalit. Duhet të jetë blerë nga viti 2016, ish-pronari Sami Gjergji. Që të thuash s’ka pasur dijeni SPAK-u sepse ateherë noter ka qenë Olsi Dado, ka qenë noter në Durrës i shitblerjes së Vitalit. Elvis Doçi ka qenë administratori i parë i kësaj. Dhe për më tepër në 2019 aksioner i kësaj futet edhe Xhevdet Troplini”, vijoi Maho.

 

Të fundit