Flash News

E-TJERA

E pyet kë ka takuar nga OFL, Meta me tone të larta gazetares: “Më dëgjo mua me vëmendje!” Tregon arsyen pse mban kapuç

E pyet kë ka takuar nga OFL, Meta me tone të larta gazetares:

Presidenti Ilir Meta  në një dalje për median ka folur me tone të ashpra ndaj lajmeve që qarkulluan në media për takimin e tij me subjekte të OFL.

E pyetur nga gazetarja e Fax News se kë ka takuar, veshur me kapuç te Gjiri i Lalëzit, Meta mohoi të kenë qenë subjekte të OFL-së.

Pyetje-Përgjigje:

Kush janë personat me të cilat je takuar?

Ai që ta ka thënë ty këtë gjë le të vijë të ma thotë mua këtë gjë. Kam kaq muaj që pres kryeministrin të ma thotë. Më dëgjo mua më vëmendje! Unë  e përdor kapuçin sepse pasi bëj sport bëj dhe sauna. Dhe fryn erë, jam i detyruar të përdor kapuç. Kjo është arsyeja. Të vijë kryeministri këtu.

Dukeqenëse flini me kushtetutën, respektoni nenin 10 për lirinë e shprehjes.

Unë respektoj lirinë time për të veshur kapuç. Si përket personit le të vijë personi këtu.

Me kë jeni takuar?

Unë takohem me gjithë Shqipërinë por kurrsesi me ata që janë në kërkim.

Kanë qenë subjekte të OFL?

Zero!  Zero! Zëro! ...dhe OFL do të nis punë me ritëm të paparë me 26 prill. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket. pa merak.

 

Të fundit