Flash News

E-TJERA

FIFA zyrtarizon ndryshimin e madh: Kombëtarja shqiptare dhe futbolli me kalendar të ri nga 2026

FIFA zyrtarizon ndryshimin e madh: Kombëtarja shqiptare dhe futbolli me

FIFA ka miratuar një rregull të ri që do të hyjë në fuqi nga shtatori i vitit 2026, duke sjellë ndryshime të rëndësishme për kombëtaret dhe klubet.

Në vend të dy periudhave të ndara për ndeshjet e përfaqësueseve në shtator dhe tetor, do të ketë një dritare të vetme, nga 21 shtatori deri më 6 tetor, ku kombëtaret do të kenë mundësi të zhvillojnë deri në katër ndeshje.

Ky ndryshim u bë pas kërkesave të shumta të klubeve, që ankoheshin për ndërprerjet e shpeshta gjatë sezonit. Me kalendarin e ri, kombëtaret fitojnë më shumë kohë për grumbullime, ndërsa klubet përfitojnë një periudhë të gjatë prej tri javësh pushim të pandërprerë.

Sipas FIFA-s, ky vendim do të lehtësojë ngarkesën e futbollistëve dhe do të ndihmojë në balancimin e kalendarit ndërmjet kombëtareve dhe klubeve.

 

FIFA zyrtarizon ndryshimin e madh: Kombëtarja shqiptare dhe futbolli me

Të fundit